Gjeti 6 mijë dollarë, ia ktheu pronares. Shqiptari flet nga Australia: Më erdhi keq sepse…

757
0

Adem Gashi bëri bujë në Australi me veprimin e tim, ku pasi gjeti në tren një çantë me 6250 dollarë vendosi të ia kthejë ato pronares. Ai foli mëngjesin e sotëm në një lidhje direkte në “Wake Up”, duke rrëfyer se për asnjë moment nuk mendoi të bënte të kundërtën.

“Zonja u ul pranë meje në tren, ndërsa nuk qëndroi aty më shumë se 1 minutë dhe u ngrit sërish. Sapo ajo doli unë pash çantën dhe u mundova të trokisja në dritare dhe t’ia jepja atë, por treni u nis dhe nuk munda. Më pas zbrita pas 3 stacionesh. Kërkova për ndonjë kontakt në çantë, por nuk gjeta gjë, vetëm disa çelësa makine. Ndërsa gjeta dhe një çantë të vogël me para. Për asnjë moment nuk kam menduar që t’i mbaja paratë. Përkundrazi, kur pash çelësat e saj më erdhi shumë keq, pasi kjo gjë më ka ndodhur edhe mua. Pasi dola nga treni, kontaktova një televizion dhe me ndihmën e tyre gjeta zonjën. Nuk njoftova policinë pasi doja t’ia jep vetë paratë zonjës. Ishte një ndjesi mjaft e bukur kur arrita ta gjej dhe t’i dorëzojë çantën”, shprehet Adem Gashi në “Wake Up”.

Më tej, ai tregon se ka 13 vite që jeton dhe punon në Australi.

VIDEO/ Shqiptari merr bekime pa fund, i kthen çantën me 6 mijë $ pronares. Ja rrëfimi

Nje shqiptar ne Australi ka marre bekime pa fund dhe eshte bere lajm me veprimin e tij ne Australi.

Mediat e huaja shkruajne se ai ka gjetur canten me 6 mije dollare, te cilen nje grua pensioniste e harroi ne tren, ne te cilin po udhetonte edhe shqiptari Adem Gashi.

Gruaja mesohet se kishte terhequr nga llogari shumen, e kishte futur ne cante dhe do te shkonte te paguante per varrin e te shoqit te ndjere. Por ku ka zbritur e ka harruar.

Gashi e ka pare, e ka marre canten dhe ka vendosur te ndjeke gruan 72 vjecare per t’ia dorezuar. Ai gjeti adresen e zonjes dhe ia ktheu, ajo u befasua, pasi nuk mendonte se do ti gjente me kurre parate e saj.

Ai ka treguar se “Në mëngjes, duke udhëtuar me tren kam gjetur një çantë me $ 6250. Pastaj kam kontaktuar me televizionin “Channel 7″ dhe së bashku me ta kemi gjetur adresën e asaj gruas, së cilës i kishte humbur çanta dhe ia kam kthyer çantën me gjithë paratë”-thote ai.

gashi1
gashi2