“Gjëegjëza e Ajnshajnit”, është më e thjeshta në botë, por vetëm 2% mund ta zgjidhin

“Gjëegjëza e Ajnshajnit”, është më e thjeshta në botë, por vetëm 2% mund ta zgjidhin

E njohur si “Gjëegjëza e Ajnshajnit”, ajo është zgjidhur nga vetëm 2% e njerëzve në botë. Nuk ka asgjë të vështirë, duhet vetëm pak durim dhe vëmendje.

 

Rasti është i tillë: Kemi 5 shtëpi të ndryshme, ku jetojnë 5 pronarë nga shtete të ndryshme. Secili prej tyre kanë një pije të preferuar, cigare dhe kafshë shtëpiake. Të gjitha shtëpitë janë me ngjyra të ndryshme dhe asnjë banor nuk ka të njëjtën kafshë dhe nuk e pi të njëjtën pije apo cigare.

Dakord, këtu vëmendjen:
1. Britaniku jeton në shtëpinë me ngjyrë të kuqe.
2. Suedezi ka një qen.
3. Danezi pi çaj.
4. Shtëpia e gjelbërt ndodhet në të majtë të shtëpisë së bardhë.
5. Pronari i shtëpisë së gjelbër pi kafe.
6. Pronari që pi cigare “Pall Mall” ka zogj.
7. Pronari i shtëpisë së verdhë pi cigare “Dunhill”.
8. Pronari që jeton në shtëpinë e mesit pi qumësht.
9. Norvegjezi jeton në shtëpinë e parë.
10. Pronari që pi cigare “Blends” jeton afër atij që mban mace.
11. Ai që mban një kal jeton afër atij që pi cigare “Dunhill”.
12. Pronari që pi cigare “Bluemasters” pi birrë.
13. Gjermani ndez cigaren “Prince”.
14. Norvegjezi jeton afër shtëpisë blu.
15. Ai që pi cigare “Blends” jeton afër atij që pi ujë.

Tani lind pyetja: Kush mban një peshk? 

Po ju ndihmojmë duke ju thënë se ju duhet një laps e letër për të bërë llogaritë. Është thjesht logjikë! Shënim: Nëse do ta zgjidhësh dhe nuk do që ta tregojmë, mos kalo më poshtë!

Pra, nuk paskeni durim? Po ju japim një ndihmë të vogël.

Formoni një tabelë të tillë duke plotësuar të gjitha të dhënat, të cilat jepen që në fillim. Ne dimë që norvegjezi jeton në shtëpinë e parë, ndërsa pronari i shtëpisë së mesit pi qumësht.

Mesiguri do ta zgjidhni dhe për të parë nëse rezultati është i saktë, ndiqni këtë video.

/anabel/

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: