Gimi 65-vjeçar nga Tirana: Gruaja ime ka marrë fund, dua dhe një tjetër

629
0

“Më është ftohur gruaja, dua të njihem me ndonjë tjetër”, ka qenë kjo kërkesa e Gimit nga Tirana.

Përmes një telefonate në emisionin “Aldo Morning Show” 65-vjeçari tha se nuk është divorcuar, ndërkohë shtoi se mund të mbajë edhe dy gra në të njëjtën kohë.

“Jam Gimi nga Tirana. Desha të njihem me ndonjë, jam 65 vjeç. Dua të njihem me ndonjë se më është ftohur partnerja. Më është ftohur shumë dhe kërkoj një tjetër. Nuk jam i divorcuar, por dua një tjetër. Kam mundësi të mbaj dhe dy. Gruaja ime është 60 vjeç dhe ka marrë fund. Unë jam në rregull”, tha 65-vjeçari./tvklan.al