Gazeta britanike, intervistë me administratorin nga Kukësi të ‘Shqipeve’ në Angli

1445
0

Daily Mail ka realizuar një interviste me administratorin e një faqnpage në facebook të quajtur Shqipet në Angli. Faqja në fjalë numëron mbi mijëra fansa dhe sipas medias Britanike administratohet nga një shqipëtar i quajtur Fari Lleshi me origjinë nga Kukësi. Daily Mail është ,parë paksa me të shkuarën e shqiptariti cili ishte dënuar ne 2011 për grabitje të 20 mijë Paundëve në Itali. Pasi vuajti dënimin ai udhëtoi ilegalisht drejt Britanisë së Madhe. Ai punoi si murator dhe tani drejton këtë faqe në facebook.

Gjatë intervistës ai deklaroi:

“Kam qëndruar 6 vite në burg në Trento. Por, i kam shlyer detyrimet e mia. Dua ti harroj ato gabime, të cilat nuk më pëlqejnë”

Lleshi fillimisht u largua nga Shqipëria drejt Greqisë e më pas drejt Italisë për një jetë më të mirë.

Daily Mail thotë se Lleshi po përpiqet të bëjhet këngëtar ndërsam ai pretendon se ka shkuar deri në fazën finale të “Voice of Italy”.Ai madje ka publikuar edhe disa këngë në youtube me emrin Baba Lleshi ose 2Gunz.

Ai aktualisht ndodhet në Britani me dokumenta të parregullta dhe thotë se bën punë të ndershme.