Fyeu presidentin Trump, Maradonës i mohohet viza amerikane

Fyeu presidentin Trump, Maradonës i mohohet viza amerikane

Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk i kanë dhënë vizën amerikane Diego Armando Maradonës. Lajmi është konfirmuar nga avokati i ish futbollistit për mediat argjentinase.

Ai shtoi se autoritetet amerikane nuk kanë harruar fjalët e trajnerit aktual të Al Fuxhairah, i cili në një intervistë për televizionin venezuelian “TeleSur”, e kishte cilësuar Donald Trump si një buratin.

Për këtë arsye ambasada amerikane ka vendour të mos i japë vizën. Maradona duhej të shkonte në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të qenë pjesë e procesit gjyqësor në një çështje padie të ngritur ndaj ish bashkëshortes e tij Claudia Villafane.

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: