Fundjava sjell  dimrin e vërtetë, meteorologët: Mbëthehuni mirë

Fundjava sjell dimrin e vërtetë, meteorologët: Mbëthehuni mirë

Ashtu siç ishte parashikuar muaji shkurt do të vinte mjaft i ftohtë dhe do të rikthente reshjet në vend.

Meteorologët bëjnë me dije se dita e nesërme do të rikthejë reshjet e shiut në të gjithë vendin, ndërsa në pjesën veriore do të ketë reshje të dendura.

Megjithatë, “Meteoalb” bën me dije se dita e shtunë nuk do të jetë problematike, pasi temperaturat do të jenë normale.

Është dita e diel ajo që kthen të ftohtin dhe temperaturat do të bien, duke bërë të mundur që vendi të përfshihet nga një valë e ftohtë.

Kjo do të sjellë dhe reshje dëbore në zonat malore.

Parashikimi:

E shtunë, reshjet do të jenë me intensitet mesatar dhe të lartë në pjesën më të madhe të vendit; reshjet pakësohen ndjeshëm vetëm vonë në mbrëmje. Përsa i përket sasive 24-orëshe, pritet të variojnë në 100 – 170 mm në Veri; 70 – 100 mm në Qendër dhe Jug ndërsa Verilindja dhe Juglindja do të shënojnë 40 – 70 mm. Dëbora aktualisht është lokalizuar në ekstremin Verior ndërsa pasditen e së shtunës dhenë vijim, dëbora shtrihet në pjesën më të madhe të zonave malore. Reshje të dendura dëbore pritet të bien në Veri por dëborë më e pakët në zonat malore Juglindore. Temperaturat mbeten të larta edhe të shtunën duke shënuar maksimalisht 17°C në mesditë ndërsa e diela sjell rënie të ndjeshme të vlerave termike duke i ri-kthyer ato, në vlerat tipike të dimrit.

 

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: