“Është thjesht virozë e stinës, nuk ka asgjë” Vajza i vdiq në duar, gjyshi shpërthen në të qara

“Është thjesht virozë e stinës, nuk ka asgjë” Vajza i vdiq në duar, gjyshi shpërthen në të qara

Dy ditë më parë një vajzë e re ka humbur jetën në urgjencën e Fierit, në rrethana ende të paqarta.
Xhulieta Gjeka, 21 vjeç shkoi në spital me temperaturë shumë të ulët, mirëpo nuk ka shpëtuar dot ndonëse i është bërë një serum.

Prej dy ditësh familjarët e vajzës së re bëjnë thirrje se vajza nuk ka marrë drejtimin e duhur dhe kërkojnë që vdekja e saj të zbardhet nga autoritetet.

Sipas tyre mjekët kanë neglizhuar shëndetin e vajzës duke thënë se është thjesht viroza e stinës, çka ka sjellë më pas vdekjen e 21-vjeçares.

Pilo Gjeka, gjyshi i vajzës së re mes lotësh tregon se në urgjencë thjesht i është bërë një serum dhe pas kësaj e kanë përcjellë për në banesë.

Ndërkohë që vajza ankohej se ishte e sëmurë dhe kërkonte ndihmë, askush nuk ka bërë asgjë për të dhe kjo është pasuar me fundin fatal.

Gjyshi i saj ka treguar për Balkanweb:

E kam çuar çupën në orën 3 në spital pasi u ftoh në trup, nga 37 i shkoi në 35 temperatura e më pas në 33,5. Ata ia matën me termometër që s’punonte, e nxorën 36, 5. Unë bërtisja doktoreshë çupa nuk është mirë, po më ftohet. Por na tha se është thjesht virozë e stinës, nuk ka asgjë. Këtu gabuam ne si prindër, ata na nisën dhe ne ikëm e sollem në shtëpi. Si nuk më solli njëri një barelë, bërtisja o maskarenj, çupa më iku në kraharor, në duart e mia, më bëri hatanë. Shëndetësia ma mori në qafë çupën.”

Nevila Shuke, drejtoresha e spitalit rajonal në Fier duke shprehur ngushëllimet për rastin deklaroi se spitali ka ngritur një grup pune në lidhje me rastin si dhe pritet dalja e autopsisë për të sqaruar këtë rast.

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: