Ermal Meta: Nuk shkova në Sanremo për t’u tallur me njerëzit

658
0

Ermal Meta u pezullua nga gara e Sanremos në pritje të vlerësimeve që vazhdojnë ende për shkeljet e supozuara të rregullores së festivalit për shkak të këngës “Non mi avete fatto niente”.

Kjo e fundit ngjason në refren me një këngë të prezantuar në Sanremo Giovani në vitin 2016. Drejtuesit e festivalit të Sanremos, që kanë rënë dakord me drejtorin artistik Claudio Baglioni, vendosën që të pezullojnë shfaqjen e artistëve në skenë, e cila ishte parashikuar për të mërkurën në mbrëmje.

Ermal Meta reagoi për këtë vendim me një postim në Facebook, ku shkruan se ai dhe Fabrizio Moro nuk kanë ardhur në Sanremo për t’u tallur me njerëzit. Meta sqaron se debati nisi për shkak të një kënge të para tre viteve që nuk u komercializua kurrë dhe që bashkë me autorin Andrea Febo vëndosën të mos e humbasin, por ta shndërrojnë në diçka të RE, me një domethënie të re.

Meta dhe Moro u përfshinë nga një stuhi mediatike per shkak se kënga e tyre ka ngjashmëri të mëdha me “Silenzio”-n e prezantuar në Sanremo Giovani të vitit 2016, nën intepretimin e Ambra Calvani e Gabriele De Pascali. Ngashmëria e këngëve shpjegohej nga fakti se dy këngët kanë të njëjtin autor, Andrea Febo, diçka që përjashton plagjiaturën, por publiku e ka dëgjuar më parë dhe rregullat nuk e lejojnë.

Top Channel