E virgjër deri në moshën 108-vjeçare, e moshuara tregon një sekret… tepër sekret

E virgjër deri në moshën 108-vjeçare, e moshuara tregon një sekret… tepër sekret

Këtë të shtunë, Carmelina Ruocco mbushi 108-vjeçe. E moshuara italiane, jeton në Casola di Napoli, një komunë e vogël në malet Lattari.

Por në këtë zonë jetojnë edhe Maria Cuomo, e cila është 106 vjeçe, duke e bërë komunën e vogël që të njihet si zona e “shekullorëve”.

Por Carmelina është vërtetë një zonjë rekordesh. Kush e njeh, e mban mend duke shkuar në kishë me rruazat me kryq në dorë.

E përkëdhelur dhe e rrethuar nga dashuria e të afërmve dhe fqinjëve, Carmelina është ndjerë e lumtur.

Ajo nuk është martuar kurrë, ndonëse ka pasur disa të dashur, shkruan noa.al.

E pyetur nga mediat vendase se cili është sekreti i jetëgjatësisë së saj, ajo thotë “E virgjër deri në moshën 108-vjeçare”.

Madje shton se nuk ka asnjë pishman, pasi pretendon se në këtë mënyrë organizmi dhe trupi i saj janë më të fortë.

Comments

comments

Related Post