E dhunon i biri, nëna e moshuar rrezikon jetën duke u varur nga ballkoni

635
0

Një video e filmuar në Durrës është padyshim treguesi më i qartë i degradimit të shoqërisë ku bëjmë pjesë, e sigurisht për çdo akt dhune të të gjitha formave secili prej nesh është përgjegjës, ndryshimi nis nga ti jo nga Tjetri.
Një grua në moshë të madhe është filmuar teksa zbret nga dritarja e banesës në kat të dytë, pasi i biri e dhunon sistematikisht. Ky ishte përshkrimi i qytetarit, i cili ka dërguar pamjet filmike për JOQ.al.

Në një shoqëri ku sundon patriarkalizmi dhe femra shihet vetëm si objekt seksual dhe si shërbëtore, prodhohen edhe fenomene të këtij lloji.

Fatkeqësisht, në realitetin shqiptar shifrat e vrasjes së grave janë të frikshme në raporton me numrin e popullsisë dhe më e rëndë akoma është që ka të tjerë që i justifikojnë këto akte aspak të logjikshme të rrënjosura prej kohësh me logjikën “alla Kanun”.

Kjo është videoja e zonjës që për kushedi çfarë arsyeje banale dhunohet nga i biri dhe detyrohet të rrezikojë jetën duke u varur nga dritarja.