Dërgonte shqiptarë në Amerikë për 20 mijë dollarë, Viber i “bën gropën” shqiptarit (Video)

Dërgonte shqiptarë në Amerikë për 20 mijë dollarë, Viber i “bën gropën” shqiptarit (Video)

Për shqiptarët ëndrra amerikane e ka një çmim: 20 mijë dollarë. Të paktën kaq kanë paguar rreth 36 persona të cilët kanë ndjekur një rrugë të pazakontë për të mbërritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke kaluar nga Italia. Mbi 640 mijë dollarë dyshohet se ka kaluar në duar një grup trafikantësh shqiptaro-italianë vetëm nga personat që ia kanë dalë të mbërrijnë “në tokën e premtuar”.

Pagesat bëheshin me dy këste; gjysmat kur aspirantët për të prekur tokën e SHBA-së merrnin në dorë pasaportat dhe biletat e avionit, ndërsa pjesa tjetër derdhej në një llogari rrjedhëse në SHBA. Pasi mbërrinin në Itali, shqiptarët, nëpërmjet një agjencie turistike, e cila dyshohet se ishte pjesë e kësaj “valleje”, niseshin për në SHBA. Hetimi për këtë grup nisi në gusht të 2016 dhe pas informacioneve që autoritetet amerikane kaluan tek homologët e tyre italian, u ra në gjurmë të personave të përfshirë. Një 37 vjeçar shqiptar u vu në pranga, ndërsa dy italianë në arrest shtëpie. Shqiptarët pajiseshin me pasaporta italiane të klonuara, false ose edhe të vjedhura, që pasi iu ndërroheshin gjeneralitetet e fotot, ishin gati për përdorim.

Grupi për të komunikuar përdornin aplikacionin Viber. Përgjimi i këtij aplikacioni çoi policinë jo vetëm tek personat e përfshirë, por edhe në gjurmët e një familje shqiptare, e cila ishte pajisur me pasaporta italiane të falsifikuara dhe po bëhej gati të nisej drejt SHBA nga aeroporti i Bolonjës.

Pas arrestimit 37 vjeçari shqiptar duket se ka “hapur thesin nga fundit”, duke pranuar që të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të tregojë bashkëpunëtorët në këtë rrjet trafikimi që dyshohet se ka qarkulluar qindra mijëra dollarë gjatë viteve të fundit, jo vetëm duke trafikuar bashkëkombas të tij në SHBA, por edhe në Kanada e Britani.

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: