Cana: Si po mësohet të jetojë në Tiranë Monika që është bërë më shqiptare se shqiptaret

Lorik Cana ka treguar se përse ka hequr dorë nga ajo që kishte treguar gjithnjë ne media se ai do të martohej me një vajzë shqiptare dhe do të ngrinte një familje krejtësisht kuq e zi.

Por këto plane i prishi si rastësish italiania Monika ka rrëfyer Loriku në “Ekskluzive” në Top Channel, ku ka treguar edhe takimin e tyre të parë

“Jemi takuar për herë të parë pas 2 muajsh që kisha shkuar në Romë. Herën e parë nuk mundëm të komunikonim sepse këmbyem vetëm numrat e telefonit.

Kisha të bëja me një person që nuk e dinte çfarë ndodhte me sportin. Ishte një vajzë që ishte e informuar jo mirë për ne shqiptarët nga mediat dhe opinioni dhe më pas mu desh t’i mësoja gjithçka për vendin tonë për kulturën. Megjithatë unë jam shumë i lidhur me familjen dhe ajo e di tashmë këtë gjë, për këtë arsye ka filluar të mësojë shqip ndërsa unë kam perfeksionuar italishten me Monikën.

Asnjëherë nuk më ka shkaktuar probleme për përparësinë që i kam dhënë karrierës time dhe njerëzve të mi.

Me kalimin e viteve kuptova që është një ndër njerëzit më të rëndësishëm të jetës sime, pavarësisht se ajo nuk ishte nga vendi im. Unë në fillim e kisha një ide që patjetër nusen duhet ta merrja nga vendi im por kjo më ka ndryshuar krejtësisht mendjen duke menduar që ishte personi më fantastik që kam njohur.

Në disa raste ajo është bërë edhe më shqiptare se shqiptaret”, shprehet Cana.

Dhe si për të vërtetuar këtë Loriku ka treguar se ata tani janë zhvendosur të jetojnë në Tiranë ku ai bën punët e zakonshme si pagesa e ujit dhe e dritave.

Comments

comments

1 Star2 Stars3 Stars4 Stars5 Stars (No Ratings Yet)
Loading...

You might also like

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *