Bum i grave ruse qe zgjedhin Ameriken per te lindur femijet e tyre. Ja arsyeja

691
0

Numri i grave ruse qe vizitojne Ameriken eshte gjithmone e ne rritje, jo prej plazheve me diell apo nga klubet e natës. Është shtetësia e SHBA-ve për fëmijët e tyre të porsalindur.

Në Moskë, është në mode që të kesh një fëmijë të lindur në Miami, dhe mediat sociale janë plot me gra ruse që mburren me amerikanët e tyre të vegjël.

Pse vijnë ata?

“Pasaporta amerikane është një plus i madh për fëmijën, pse jo?” “Dhe spitalet me mjeke te mire, edhe moti eshte i favorshem, thote Olesia Reshetova, 31 vjeç, per NBC News.
Një udhëtim qe kushton dhjetëra mijëra dollarë dhe i largon ata nga shtëpia për javë ose muaj. “Është me të vërtetë e zakonshme,” tha ajo. “Kur unë po merrja aeroplanin për të ardhur këtu, jo vetëm unë, por ishin edhe katër ose pesë gra te tjera.”

Nuk janë vetëm rusët që vijnë. Nenat kineze kane preferuar Kalifornine e jugut për të lindur për vite me rradhë.

Ajo që ata po bëjnë është krejtësisht ligjore, për sa kohë që nuk mashtrojne në asnjë dokument të emigracionit apo sigurimit. Në të vërtetë, është e mbrojtur me amendamentin e 14-të të Kushtetutës së SHBA-së, ku thuhet se kushdo që ka lindur në tokën amerikane është automatikisht qytetar.

Fëmija merr të drejtën e përjetshme për të jetuar dhe punuar dhe për të mbledhur përfitime në SHBA. Dhe kur ata të mbushin 21 vjeç ata mund të sponsorizojnë aplikimin e prindërve të tyre për një kartë jeshile amerikane./shqiptari.net