Brenda shtëpisë super luksoze të Cristiano Ronaldos dhe çmimi i saj marramendës

946
0

Cristiano Ronaldo është nga ata futbollistë që jetën private duket se nuk e mban aspak sekrete. Ai poston shpeshherë foto në Instagram, në shumë prej të cilave ka zbuluar ambjentet nga shtëpia e tij luksoze.

Shtëpia e 32-vjeçarit kushton 4.8 milion paund dhe ndodhet në Madrid Spanjë. Ka 7 dhoma gjumi, 8 banjo, dhoma të veçanta për të vegjlit, një dhomë palestre, një pishinë dhe një fushë të vogël futbolli.

Cristiano fle i mbuluar me një batanije ku shkruhet “CR7 Cristiano Ronaldo” dhe në murin e tualetit ka të vendosur një pikturë ku shkruhet numri “7”.

Gjithashtu futbollisti ka edhe një dhomë të dedikuar trofeve që ka marrë gjatë karrierës së tij. Ndërsa në oborrin e shtëpisë ka një statujë gjigante të Buddhas.

 

xing.al