Big Market/ Gjen insekte tek Corn Flakes. Shokohet nga pergjigja qe merr..

1954
0

Beri pazar tek nje nga pikat e Big Market, por kur hapi pakon me Corn Flakes vuri re dicka te pazakonte. Aty insektet po benin “feste”.

E ruajti faturen dhe i hodhi Corn Flakes ne plehra qe te mos perfundonin neper shtepi, per tu kthyer dhe nje here tek dyqani per ti informuar per cka ndodhi, por ajo qe i pane syte dhe i degjuan veshet e habiti akoma me shume.

Pasi i tregoi pergjegjesit te dyqanit se cfare i kishte ndodhur, ai me te drejte u habit dhe tha qe eshte e pamundur, dhe menjehere bashke me te riun shkuan per te kontrolluar pakot e tjera. Per “fat” te klientit e njejta gje ndodhi dhe me pakot e njejta qe kishin mbetur ne raft edhe pse data e skadimit ishte ne rregull. Insektet ishin ne cdo kuti te asaj marke te Corn Flakes edhe pse me zor dukeshin. Tashme menaxheri nuk kishte nevoj per fakte te tjera

Tani mendoi djali se mund te marre dicka tjeter ne kembim pasi i dhe faturen qe kishte ruajtur. Por pergjigja qe mori ishte se ai duhej te kishte sjelle me vete dhe pakon me insekte qe ta kthenin tek kompania.

-Na vjen keq iu drejtua menaxheri por ne punojme si kompani dhe jo si individe. Na sill pakon me Corn Flakes te marresh dicka tjeter ne kembim.

Burimi:/shqiptari.net/