Babai merr dy ditë leje për lindjen e fëmijes, kur papritur i vjen nje mesazh nga shefi i tij që e lë pa mend

Babai merr dy ditë leje për lindjen e fëmijes, kur papritur i vjen nje mesazh nga shefi i tij që e lë pa mend

Një burrë nga Concord, New Hampshire mori një telefonatë të papritur që e la të habitur. Ajo erdhi pasi gruaja e tij lindi fëmijën e tyre. Dhe ai kurrë nuk kishte pritur të dëgjonte atë që i kishin zbuluar.Ai sapo kishte filluar një punë të re si një nenpunes sigurie me kohë të pjesshme,dhe ishte në prove.Dhe gjatë asaj periudhe prove, kompania e nënshtroi Austinin në një politikë 24 orëshe në internet, që e lodhte ate vazhdimisht.

Një muaj para se djali i tij të lindte, ai duhej të humbiste një nga turnet e tij kur gruaja e tij duhej të shkonte tek mjeku për një takim. Pra, kur gruaja e tij shkoi per te lindur, Austin ishte nervoz jo për lindjen, por edhe sepse e dinte se shefi i tij nuk donte të dëgjonte arsyen e tij për të humbur kohen e punes.

Pas lindjes së djalit të tij, Austin u gëzua. Por në mendjen e ti, ai e dinte se mund të merrte një fjalim nga shefi i tij, sepse ai ishte detyruar të humbasë dy nga turnet e tij.

Në Ditën e Vitit të Ri, Austin mori një tekst mesazh nga punëdhënësi i tij duke i thënë atij se ai ishte shkarkuar.

Megjithëse Austin ishte transparent për atë që po ndodhte, punëdhënësi i tij nuk kishte simpati për babanë e ri. Ai i tha shefit të tij se gruaja e tij po shkonte per te lindur. Dhe kur puna e saj zgjati më shumë se sa pritej, ai duhej ta priste e te linte orarin e punes duke iu kushtuar asaj.

“U përgjigja vetëm, ‘ok.’ Isha në spital. Ishte një natë e gjatë, dhe nuk po përpiqesha të flisja me askënd për punë, ndërsa gruaja ime ishte në sallen e lindjes “.

Kompania u konsultua me avokatin Andru Volinsky, i cili konfirmoi të drejtën e kompanisë për të pushuar Austin sepse ai humbi punën për shkak të gruas së tij. Për shkak se ai kishte qenë në një periudhë prove, kompania mund ta shkarkonte atë për çdo shkelje.

“Kjo kompani mund të kishte vepruar më humanisht. Ne kemi parë gjatë viteve që ka shumë punëdhënës të mirë që veprojnë në mënyrë të drejtë dhe disa që veprojnë padrejtësisht. Por vetëm kur punonjësit janë të organizuar dhe veprojnë kolektivisht, ata janë në gjendje të negociojnë për mbrojtje që përfshijnë lejet e paguara, “tha Volinsky.

Megjithëse kompania e braktisi atë, komuniteti i tij ofroi mbështetje per te. Një grua dha fonde për të ndihmuar babanë e ri.
/©gatuajshendetshem.com
përktheu j.memeli/

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: