Azil ne Suedi, Informacionet e nevojshme, nga aplikimi deri në vendim

2436
0

Informacionet e nevojshme për të interesuarit për azil në Suedi.
Shqiptarët në Suedi – Albaner i Sverige

Azil në Suedi.

Ju mund të aplikoni për azil në Suedi nëse persekutoheni, diskriminoheni,
jeni të rrezikuar për jetën tuaj ose jeni në rrezik persekutimi apo trajtimi
çnjerëzor duke u shkelur të drejtat themelore të njeriut
në vendin tuaj të origjinës.

Mbrojtja dhe azili në Suedi

Këtu do lexoni informacionin e duhur për ju që keni aplikuar ose dëshironi të aplikoni për azil në Suedi.
Ju mund të lexoni se si mund të aplikoni dhe çfarë ndodh pasi të keni paraqitur kërkesën tuaj për azil dhe kur do të keni marrë vendimin përfundimtar.
Këtu mund të lexoni edhe për të drejtat tuaja si azilkërkues në aspektin e punës, strehimit, kujdesit shëndetësor dhe mbështetjes financiare.

Kuota e Suedisë për refugjatët

Një refugjat është një person i cili largohet nga vendi i tij dhe është zgjedhur nga UNHCR për të kaluar në një vend tjetër. Kjo quhet rivendosje (resettlement anglisht).
Gjatë vitit 2017, Suedia do të aprovojë 3400 refugjatë.

Suedia ka pranuar refugjatë që nga viti 1950. Kuota suedeze e refugjatëve ndihmon në zgjidhjen e situatave të zgjatura të refugjatëve që rrezikojnë të bëhen të përhershme.
Ajo gjithashtu mund të sigurojë mbrojtje të shpejtë për njerëzit në situata të cënueshme. Personat që merren si refugjatë strehohen në kampet e refugjatëve, por edhe në qytete ose në zonat rurale. Rivendosja e tyre në një vend tjetër mund të jetë zgjidhja e vetme për refugjatët që nuk mund të qëndrojnë në vendin e parë të azilit ose në vendin e tyre të lindjes. Procesi administrohet nga Organizata e Kombeve të Bashkuara për Refugjatët,
UNHCR.
Shumica e refugjatëve zhvendosen nga vendet e tyre për shkak të krizave apo konflikeve luftarake.
Sot, nevojat më të mëdha janë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore, të ndjekur nga pjesë të tjera të Afrikës dhe Azisë, në përgjithësi ata janë nga vende të tilla si Siria, Somalia, Republika Demokratike e Kongos apo Afganistani. Kjo zvendosje ka krijuar proces dhe një rëndësi të madhe politike në vendet që kanë patur prurjet më të mëdha, dhe përkatësisht në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe brenda BE-së.

Sa azilkërkues kanë ardhur në Suedi?

Çdo vit, Qeveria dhe Parlamenti i japin Këshillit të Migracionit burime për të transferuar një numër të caktuar të azilkërkuesve në Suedi. Këto fonde përcaktohen nga qeveria suedeze.
Në vitet e fundit, Suedia ka marrë 1900 azilkërkues për çdo vit, në vitin 2017, numri i tyre është
rritur në 3400. Se cilat grupe të azilkërkuesve do të konsiderohet për risistemimin nga vende të
ndryshme përcaktohet nga Zyra e Shërbimit të Imigracionit, në bashkëpunim me UNHCR-në.
E gjitha kjo kryhet në bashkëpunim dhe me faktorë të tjerë.

Këshilli Suedez i Migracionit bashkëpunon me disa faktorë për të siguruar rivendosjen më të mirë të mundshme.

Partnerë të rëndësishëm:

– UNHCR, tek e cila paraqet çështjet e Bordit të Migracionit ndër të tjera dhe ndihmon me praktikën e vendimeve në intervista.
– Ambasadat suedeze (ose dhe Bordi i Migracionit) lëshojnë leje ose pasaporta të përkohshme për të huaj.
– Organizata Ndërkombëtare për Migrim (IOM) organizon udhëtimin e refugjatëve të udhëtimit dhe transferimin në Suedi.
– Komunat.

Azil – Nga aplikimi deri në vendim

Për të aplikuar për azil në Suedi, ju duhet të ndodheni në Suedi ose në kufirin me Suedinë.
Pasi të paraqisni kërkesën tuaj, ju do të thirreni për hetim.
Pas hetimit i cili kryhet nga Zyra Suedeze e Emigracionit e cila do të vlerësojë qështjen tuaj dhe do marrë vendimin përfundimtar.

1 – Kërkesa

Ju duhet të plotësoni formularët me pyetje përsa i përket emrit tuaj, shtetësinë dhe gjendjes familjare. Duhet të paraqitni pasaportën ose dokumentet e tjera të identitetit për të treguar se kush jeni.
Bordi Suedez i Migracionit ju fotografon dhe merr shenjat e gishtërinjve tuaj. Gjurmët e gishtërinjve përdoren për të parë nëse keni aplikuar për azil në ndonjë vend tjetër në Evropë, ose nëse jeni i autorizuar apo i ndaluar të qëndroni në ndonjë vend tjetër në Evropë.
Me ndihmën e një përkthyesi, do të na tregoni më shumë se kush jeni, pse keni lënë vendin tuaj të banimit dhe si keni udhëtuar në Suedi.
Nëse ju nuk keni para, ju mund të aplikoni për mbështetje financiare. Ju do të merrni një kartë bankare, gjithashtu dhe informacione mbi jetesën dhe kontributet e veçanta.
Ju merrni informacion në lidhje me procesin e azilit, çfarë është hapi i ardhshëm dhe çfarë duhet të bëni.
Ju gjithashtu do të merrni informacion mbi çështjet praktike, si p.sh. të drejtën tuaj për strehim, kujdes dhe shkollë për fëmijët.

2 – Përgatitja për hetim

Pasi të paraqisni kërkesën tuaj, një mbikëqyrës do të shqyrtojë të gjitha veprimet tuaja, atë që keni thënë dhe se çfarë kanë treguar shenjat tuaj të gishtërinjve.
Bazuar në informacionin që keni dorëzuar në kërkesë, mbikëqyrësi mund të vendosë se sa duhet të hetohet kërkesa juaj.
Të gjitha kërkesat janë të ndryshme nga njëra-tjetra, prandaj marrin kohë të ndryshme për tu hetuar. Mbikëqyrësi përgatit kërkesën tuaj për hetimin e mëtejshëm. Për shembull, mund të jetë marrja e informacionit nga autoritete të veçanta.
Nëse mbikëqyrësi gjykon se do t’ju duhet një konsultim publik për ju.
Nëse keni nevojë të plotësoni kërkesën tuaj, mbikëqyrësi do t’ju kontaktojë. Për shembull, mund të jetë e nevojshme që të paraqitni dokumente të tjera identiteti në lidhje me aplikimin tuaj.

3 – Koha e pritjes së shqytimit

Këshilli Suedez i Migracionit ka rradhë të gjata dhe mund të presësh një kohë të gjatë për një hetim azili.
Koha e pritjes mund të ndryshojnë gjithashtu nga personi në person.

4 – Thirrja për hetim azili

Në momentin kur ju do të keni fatin të fitoni të drejtën e azilkërkuesit, do të merrni një thirrje me postë.
Thirrja ka udhëzime se kur dhe ku duhet të takoheni me mbikëqyrësin e qështjes suaj.
Është e rëndësishme që të njoftoni Këshillin e Migracionit nëse lëvizni në mënyrë që të kemi adresën tuaj kur do të dërgojmë thirrjen për ju.

5 – Hetimi i kërkesës suaj për Azil

Hetuesi fillon duke treguar se për çfarë është biseda dhe cilat të drejta dhe detyrime keni. Për shembull, ju kërkohet të flisni të vërtetën dhe mos pendoheni për asgjë. Hetuesi dhe përkthyesi kanë konfidencialitet.
Nëse keni nevojë për një asistent publik, asistenti mund të marrë pjesë në hetim.
Me ndihmën e një përkthyesi, mund të tregoni se kush jeni, prej nga keni ardhur, pse kërkoni azil dhe çfarë mendoni se do t’ju ndodhë nëse duhet të ktheheni në vendin tuaj të origjinës. Ju gjithashtu do të merrni pyetje në lidhje me familjen tuaj, shëndetin tuaj dhe sfondin tuaj profesional.
Ju jeni përgjegjës për të treguar të gjitha arsyet tuaja që ju detyrojnë për të kërkuar azil dhe për të paraqitur dëshmitë e nevojshme që Bordi i Migracionit duhet të shqyrtojë, nëse ka. Hetuesi shkruan një protokoll për atë që thuhet. Nëse keni një avokat publik, asistenti mund të miratojë protokollin, i cili pastaj do të ruhet së bashku me çdo dokument që keni dorëzuar.
Në përfundim të hetimit do t’ju jepet mundësia për të bërë pyetje në lidhje me procesin e azilit apo ndonjë gjë tjetër që ka të bëjë me kontaktin tuaj me Bordin e Migracionit.

Hetimi me fëmijët

Të gjithë fëmijët kanë të drejtë të flasin dhe të dëgjohen. Fëmijët që aplikojnë për azil me prindërit kanë të drejtë të takojnë hetuesin në Bordin Suedez të Migrimit. Arsyet për azil të fëmijëve duhet të testohen në veçanti – një fëmijë mund të ketë baza të ndryshme për azil na prindërit e tij. Kur hetimi i çështjes së azilit përfshin fëmijët,
hetuesi i Bordit të Migracionit, sa më shumë që të jetë e mundur, duhet të përshtasë hetimin mbi moshën, pjekurinë
dhe shëndetin e fëmijës. Fëmija ka të drejtë të ketë një të rritur në hetim. Mund të jetë një prind, një kujdestar tjetër ose një asistent publik. Fëmijët e vetëm kanë gjithmonë të drejtë të kenë një kohë më të mirë për hetim.

6 – Vendimi

Vendimi bazohet në historinë tuaj dhe në dokumentet që keni paraqitur në mbështetje të asaj që keni thënë në lidhje me identitetin tuaj dhe arsyet e azilit tuaj, si dhe njohuritë e Bordit të Migracionit për situatën në vendin tuaj të origjinës.
Pas vendimit, ju do të shkoni në Bordin e Migracionit ku një prokuror ju tregon nëse keni marrë po ose jo aprovimin, dhe se cilat hapa do të ndiqni në vazhdim.
Vendimi është i shkruar në suedisht, por ju do të merrni informacione me gojë rreth vendimit me ndihmën e një përkthyesi.
Ju do të qartësoheni se çfarë vendimi ka marrë Bordi i Migracionit dhe pse ata kanë përfunduar në atë rezultat në rastin tuaj.

Informacioni është marrë nga zyra e emigracionit Migrationsverket, përkthyer dhe përshtatur në shqip nga Eduart Ndreu për Shqiptarët në Suedi – Albaner i Sverige
Linku në suedisht https://www.migrationsverket.se/Privatpersoner/Skydd-och-asyl-i-Sverige.html