Aurela dhe Sidriti të veshur si mjekë surprizojnë fansen e sëmure me kancer/ video

650
0

Njëherë në çdo 21 ditë Lindita merr mjekimin për sëmundjen që i është rikthyer. Kjo ishte një ditë mëse e zakonshme për të. Madje vetë Lindita është çuditur nga prania e kamerës së emisionit “Shqiptarët për shqiptarët”. Pas perdes së shtratit të Linditës është organizuar gjithçka. Këngëtarja e mirënjohur dhe shumë e dashur nga publiku Aurela Gaçe është bashkëpunëtorja e emisionit Shqiptarët për shqiptarët këtë radhë. Sidriti dhe Aurela u bënë bashkë dhe përgatitën një surprizë për Linditën.Mjekja Aurela i mati tensionin Linditës. Unë nuk marr vesh nga kjo, kam ardhur për një tjetër gjë, thotë Aurela. Dhe në këtë moment, vjen ereagimi emocionues i Linditës, pasi pa  sytë e mjekes së re, si dhe kur dëgjoi zërin e saj kaq karakteristik.