Arrestohet vrasësi me pagesë i Dejvi Kasmit, është një grek. Policia zbulon detajet

1512
0

Arrestohet ekzekutori i Dejvi Kasmit një javë më parë në Tiranë. Nga burime paraprake mësohet se ai është shtetas grek i paguar për këtë vrasje.

Të tjera detaje dalin në dritë nga atentati që tronditi pak ditë më parë kryeqytetin, ku mbeti i vrarë me katër plumba Devi Kasmi. Në një deklaratë për mediat, drejtori i Policisë së Tiranës Ardi Veliu pritet të japë detaje të reja.

Ndërkohë që News24 mëson se është arrestuar ekzekutori i atentatit. Ai nuk është Mario Meshini siç u dyshua por është një vrasës me pagesë nga Greqia.

Janë shoqëruar 5 persona, ndërsa është ndërprerë masa e arrestit për Mario Meshinin. Gjatë operacionit për kapjen e autorëve të vrasjes së Devi Kasmit, janë sekuestruar dy pistoleta, një snajper dhe 400 gramë hashash.