Amerike, emigranit i refuzohet transplati i Zemres. Familjaret kerkojne ndihme ne rrjet. Vjen pergjigja.

673
0

SHBA, emigrantit të paligjshëm nuk i lejohet transplanti i zemrës

Ëndrra e kryerjes së një transplanti të zemrës dhe një jete të re, i është mohuar Jose Robles, sepse është një emigrant i paligjshëm në SHBA. Kështu, familja e tij është mobilizuar për të mbledhur paratë e nevojshme. Familjaret e tij kane hapur nje fushate per mbledhjen e fondeve pasi qeveria refuzon ti paguaj shpenzimet mjeksore. Në platformën ‘gofundme.com’ është hapur një llogari për të mbështetur amerikanolatinin dhe deri tani janë mbledhur 800 mijë dollarë.

“Xhaxhait tim, Jose Robles, i është mohuar një transplanti i zemrës, sepse nuk kishte leje qëndrimi në SHBA dhe i kanë mbetur nga 4 javë deri në 1 vit jetë. Është babai i 3 fëmijëve të vegjël dhe familja e tij ka nevojë për mbështetje financiare. Gjithçka që do ta ndihmojë, do të ishte e çmuar. Faleminderit”.

Ky është mesazhi i postuar nga nipi, Gilbert Romero, ndërsa vajza adoleshente e burrit, ka shkruar në “Twitter”: “Babait tim iu mohua transplanti ngaqë nuk ka leje të rregullt qëndrimi në SHBA. “Twitter”-i të bëjë detyrën e tij dhe të më ndihmojë ta bëjë viral këtë kërkesë për ndihmë”.