Amerika deporton shqiptarin e dënuar për vrasje, rrugës ndodh e papritura

Amerika deporton shqiptarin e dënuar për vrasje, rrugës ndodh e papritura

Një i dënuar shqiptar, është dëbuar nga autoritetet amerikane. 41-vjeçari Lul Lucaj u shoqërua nga oficerët e deportimit në aeroport, për t’u kthyer në vendin e tij të origjinës me avion. Ai është dënuar në Shqipëri për vrasje ndërsa pritej që të merrej në dorëzim nga autoritetet shqiptare pas mbërritjes në Tiranë. Por gjatë kohës që kaloi tranzit në Romë, Lucaj u ndalua nga autoritetet italiane. Kjo pasi këta të fundit përcaktuan se ai kërkohej gjithashtu në Itali, për vepra kriminale.
“Lucaj erdhi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës si një i dënuar për vrasje, në përpjekje për t’i shpëtuar krimeve që kishte kryer”, tha Thomas Decker, një zyrtar i Zyrës së Emigracionit në Neë York. “Ne do të vijojmë që të godasim kriminelë të huaj, mbi të gjitha ata që kërkojnë strehim në komunitetet tona dhe do të sigurohemi që t’i dëbojmë drejt vendlindjes së tyre, në mënyrë që të përballen me drejtësinë atje”.
Sipas Interpol Red Notice, në Gusht të vitit 2000, Lucaj u përfshi në një konflikt me dy vëllezër në Romë, ngjarje e cila çoi në vdekjen e njërit prej tyre. Më pas, me ndihmën e disa miqve të tij, Lucaj vrau edhe vëllain tjetër. Ai u arrestua në Shqipëri. Qeveria italiane dhe ajo shqiptare, ranë dakord që Lucaj të gjykohej nga një gjykatë shqiptare. Në Qershor të 2009-ës, Lucaj u dënua në mungesë për vrasje, me 14 vjet e gjysmë burg. Dënimi për të u dha nga Gjykata e Lezhës.
Në Mars të 2015 -ës, ai u arrestua në Amerikë, pasi kishte hyrë në këtë shtet në mënyrë të jashtëligjshme, në një datë dhe orë të panjohur. Atij iu dha fillimisht e drejta që të qëndronte nën mbikëqyrjen e autoriteteve të emigracionit, deri në Dhjetor të 2016-s, kur autoritetet përcaktuan se ai ishte rrezik për publikun. Në Janar të 2017-s, Lucaj u arrestua nga oficerët e deportimit dhe ai qëndroi në paraburgim. Në Maj të 2017-ës, gjykata vendosi që Lucaj të kthehej në Shqipëri.

Comments

comments

Related Post

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

%d bloggers like this: