Ajo i kërkoi prindërve ta publikonin në Facebook, Letra e 27-vjeçares i përloti të gjithë pas vdekjes se saj

1037
0

Një letër e shkruar nga një vajzë që humbi jetën para pak ditësh është bërë virale. Në 4 janar, Holly Butcher humbi betejën me kancerin e kockave që prek shumë të rinj.

Para se të vdiste, ajo i kërkoi prindërve që të publikonin në Facebook një letër që kishte shkruar.

“Është e çuditshme të të duhet të pranosh dhe të kuptosh vdekjen tënde kur je vetëm 26 vjeçe. Është një nga ato gjërat që t’i thjesht i injoron. Ditët kalojnë dhe ti pret që të vijnë të rejat. Derisa ndodh e papritura. Gjithmonë e imagjinoja veten të rritur, me rrudha dhe me flokët e thinjura, më të shumtat të krijuara nga familja e mirë. Kam planifikuar ndërtimin e jetës me dashurinë time. E dua këtë gjë sa më dhemb shumë.

Jam 27vjeçe tani, nuk dua të shkoj. E dua jetën time. Jam e lumtur, i jam minjënjohëse njerëzve të dashur. Lërini gjithë budallallëqet të shkojnë. Janë kaq të parëndësishme nëse nis dhe e sheh jetën në tërësi. Vlerësoni shëndetin e mirë dhe gëzojuni fuqisë trupore, edhe nëse s’jeni në peshën ideale. Vlerësoni këto dhe ushqehuni mirë, por mos u fiksoni pas kotësirave. Mos i humbisni eksperiencat e jetës thjesht sepse po i harxhoni paratë në të mira materiale. Përpiquni t’i gëzoheni momentit. Jeta nuk na është dhëë për ta jetuar përmes ekranit të një telefoni apo shkrepjes së fotos perfekte.

Shijoni momentet me njerëzit e gjallë, të prekshëm. Dhurimi i gjakut më ndihmoi të jetoja edhe një vit më tepër. Një vit për të cilin do të jem mirënjohëse që e jetova në këtë tokë me miqtë , familjen dhe qenin tim. Një vit në të cilin kalova kohën më të bukur të jetës sime,” – shkruhej në postimin e saj që mori mbi 45 mijë pëlqime dhe shumë reagime prekëse nga ndjekësit.