Agron Llakaj shpërthen me akuza kundër Eni Çobanit

660
0

Aktori i humorit Agron Llakaj ka bërë një deklaratë shumë të ashpër kundër Eni Çobanit. Sipas tij një rubrikë e tillë është shumë banale dhe nuk duhet të shfaqet për publikun.

Kemi parë që Agron Llakaj, në spektaklin e humorit “Al Pazar”, imiton Eni Çobanin. Mesa duket kjo gjë nuk i pëlqen aspak asaj, gjë që e ka shprehur para disa ditësh edhe në emisioni “Mos i fol shoferit”. Sipas saj ky veprim i Llakaj është një fyerje e shëmtuar që i bëhet figurës së saj.

Mesa duket ky debat nuk mbaron këtu, Agron Llakaj ditën e sotshme, i ftuar në një emision radiofonik në “Chaud Patate”, është shprehur se personazhi i Iirës, nuk përfaqëson vetëm Eni Çobanin, por disa figura të ekranit shqiptar.

“Unë me komente nuk merrem, por kam dëgjuar se ka thënë se Agron Llakaj ushqehet me mua. Por nëqoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë një avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Dhe duke u nisur nga popull kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe për të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se ç’do të thotë të ndërtosh të ardhmen.”-është shprehur Llakaj në emision.