Agron Llakaj e quajti banal Gjyqin e Eni Çobanit, reagon juristja

Deklarata e Agron Llakaj në emisionin radiofonik “Chaud Patate” është ndër më të komentuarat ditën e sotme pasi aktori i humorit shpërtheu ndaj Eni Çobanit duke e quajtur Gjyqin e saj si pjesën më banale të emisionit “E diela shqiptare”.

“Nëqoftëse ka një pjesë banale te Ardit Gjebrea është pikërisht gjyqi i Eni Çobanit. Dhe si të tillë unë e kam marrë gjetje për të demaskuar këtë lloj gjyqi, pasi ajo mund të jetë një avokate e së drejtës, por ajo është një banalitet. Dhe duke u nisur nga popull kështu si jemi ne, që i ka sytë te ekrani për punë dhe për të ardhme, këtë do ta quaja banalitet, varfëri shpirtërore e njerëzve që nuk kuptojnë se ç’do të thotë të ndërtosh të ardhmen”, është shprehur Llakaj.

Pas kësaj deklarate, Eni Çobani ka postuar këtë foto me një përshkrim që ka bërë të dyshohet se juristja e ka si kundërpërgjigje ndaj Agron Llakajt.

“Te jesh i lire eshte e drejte themelore e cdo kujt qe vjen ne jete,por te jetosh dhe te flasesh si njeri i lire eshte virtyt dhe vlere”, shkruan Çobani.

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: