3 shqiptarë në Eurovizion

3 shqiptarë në Eurovizion

Eugent Bushpepa, Ermal Meta dhe Eleni Fuoreira

Pas fitores së Ermal Metës në festivalin e Sanremos, në Eurovizion do të shkojnë tre këngëtarë shqiptarë.

Eugent Bushpepa do të përfaqësojë Shqipërinë në Lisbonë, si fitues i festivalit të 56-të të RTSH me këngën “Mall”.

Një realizim që ka emocionuar të gjithë shqiptarët.  Sipas sondazheve të fundit kënga “Mall” kryeson listën  si kënga më e preferuar nga fansat në Eurovizion me rreth 25% të votave.

Ermal Meta do të përfaqësojë Italinë me këngën “Non mi avete fatto niente”, një himn kundër terrorizmit.

E treta është këngëtarja me origjinë nga Fieri, Eleni Foureira , ajo e cila do të përfaqësojë Qipron në festivalin evropian të këngës.

 

Kënga e 30 vjecares mban titullin “Fuego” (Zjarr), një kompozim i greko-suedezit Alex P. Videoklipi i këngës ende nuk është publik.

Klan Plus

Comments

comments

Related Post

%d bloggers like this: