15 arsye pse Finlanda është vendi më i mirë në botë për të jetuar

2312
0

Ja disa nga shume arsyet pse Finlanda eshte nga vendet me te mira ne Bote per te Jetuar.

1. Është shteti më i sigurt
Sipas raportit të fundit të publikuar gjatë këtij viti nga Travel Risk Map 2018, Finlanda është shteti me nivelin më të lartë të sigurisë.

2. Shteti më ekologjik
Finlanda është një prej shteteve më ekologjike. Sipas Indeksit të Performancës Mjedisore të publikuar në vitin 2017, ajo renditet ndër vendet më ekologjike, me rreth 90.68 për qind, duke konkurruar fuqishëm me Islandën me 90.51 për qind dhe me fqinjën e saj, Suedinë, me 90.43 për qind. Një prej arritjeve më të mëdha të Finlandës është edhe prodhimi i energjisë nga burime të rinovueshme. Ajo shpreson që në dy vitet e ardhshme (deri në 2020) të prodhojë rreth 38 për qind të energjisë së saj nga burime të rinovueshme.

3. Nuk ka vend tjetër në Europë me më shumë pemë
Finlanda ka më shumë pyje për metër katror sesa çdo vend në Europë, ndërsa në botë renditet e 11-a.

4. Helsinki, kryeqyteti i gjelbër
Helsinki sapo ka hyrë në një projekt tejet ambicioz, për të ndalur përdorimin e automjeteve të vjetruara, i cili pritet t’i japë frytet e tij deri në vitin 2025.
Duke shfrytëzuar fuqinë e teknologjive të reja, autoritetet duan të krijojnë një sistem publik transporti, sipas kërkesës aktuale, i cili do të jetë aq i mirë sa askush nuk do të ketë nevojë për të përdorur makinat. Ashtu si me qytetet e tjera skandinave, Helsinki kohë më parë i ka kushtuar rëndësi të veçantë promovimit të çiklizmit. Deri më sot, ky qytet ka ndërtuar rreth 4,677.6 km korsi për biçikletat, lëvizje e cila është mirëpritur nga banorët vendas.

5. Rreth 179,584 liqene
Jo më kot ky shtet njihet ndryshe si qyteti i qindra mijë liqeneve. Aty ndodhen rreth 179,584 liqene, duke e renditur atë të dytin në listë pas Suedisë me numrin më të madh të liqeneve në botë.

6. Saimaa, një prej liqeneve më të mëdhenj
Edhe pse nuk e mban titullin e liqenit më të madh në botë, ai është një prej liqeneve më të mëdhenj, me një sipërfaqe rreth 3313.3 kilometra katrorë. Ai ka një botë të pasur nënujore, rreth 320 lloje të ndryshme peshqish.

7. Një prej shteteve më tolerante
Sipas indeksit “Legatum Prosperity”, i cili rendit shtetet sipas lirisë së individëve, bazuar në lirinë e tyre të fjalës, fesë dhe tolerancës sociale, Finlanda mban vendin e nëntë në botë. Anglia renditet e 15-a.

8. Barazi gjinore për t’u pasur zili
Në vijim të pikës së mësipërme, vjen edhe barazia gjinore e cila është në nivele të admirueshme. Sipas raportit të publikuar nga Forumi Ekonomik Botëror për Hendekun e Barazisë Gjinore, Finlanda mban vendin e tretë në botë, pas Norvegjisë, e cila është në vend të dytë dhe Islandës që renditet e para.

9. Ata e vlerësojnë kafenë e mirë
Sipas një sondazhi të kryer së fundi, finlandezët janë konsumatorët më të mëdhenj të kafesë në botë. 12 kilogramë kafe për person në vit, rreth 2.1 kg më shumë për person sesa Norvegjia, e cila mban vendin e dytë për konsumimin më të lartë të kafesë në botë.

10. Shteti me numrin më të madh të saunave
Finlanda ka 5.4 milionë banorë dhe 3 milionë sauna.

11. Shërbimi Wi-fi më cilësor
E keni menduar ndonjëherë se cilat janë vendet me internetin me shpejtësi më të lartë në botë? Finlanda bën pjesë në 10 vendet që kanë internetin më të shpejtë.

12. Spektakli i “Dritave të Veriut”
Finlanda është një prej vendeve ideale për të shkuar dhe për të parë spektaklin e “Dritave të Veriut”.

13. …çuditërisht disa prej plazheve më të bukura
Edhe pse mund t’ju tingëllojë disi e çuditshme, në Helsinki ndodhen disa prej plazheve më të bukura në botë. “Gjiri i Diellit” është një prej më të famshmëve, që ndodhet në Aurinkolahti.

14. Ju mund të udhëtoni në kohë
Kufiri midis Finlandës dhe Suedisë ju mundëson gjithashtu të udhëtoni në kohë. Finlanda është dy orë përpara sipas meridianit të Greenwich-it, ndërsa Suedia vetëm një orë. Një gjë e tillë do të thotë që ju kur udhëtoni nga kufiri lindor në atë perëndimor, ju fitoni 60 minuta jetë më shumë! Nëse ju e kaloni këtë kufi gjatë ndërrimit të viteve do t’ju jepet mundësi që brenda një ore të festoni sërish ardhjen e Vitit të Ri.

15. Finlandezët janë ndër njerëzit më të lumtur në botë
Sipas Raportit të Lumturisë Botërore të 2017, Finlanda renditet shteti i pestë në botë me banorët më të lumtur.