1000 euro për çdo azilkërkues që kthehet në Shqipëri, Gjermani jep afatin e fundit

911
0

Gjermania duket se e ka gjetur veten në një situatë të vështirë, pas “zbarkimit” në vend të miliona refugjatëve.

Në mënyrë që të lehtësojë barrën e shumë landeve që duhet të sigurojnë strehim për refugjatët, qeveria ka vendosur tu ofrojë ndihma financiare azilantëve që duan të rikthehen në vendlindje.

Deri më 28 shkurt azilkërkuesit të cilëve u është refuzuar e drejta e qëndrimit në Gjermani mund të kërkojnë një ndihmë për t’u rikthyer në vendin e tyre të origjinës.

Sipas mediave gjermane, familjet mund të marrin deri në 3000 euro, kurse individët deri në 1000 euro.

Këto para mund të përdoren për të paguar qiranë, për të riparuar banesën, për pajisjen e tyre e kështu me radhë.

Prej këtyre ndihmave mund të përfitojnë edhe azikërkuesit nga Shqipëria apo Kosova që gjenden në Gjermani dhe dëshirojnë të kthehen në vendlindje.

Ministri i Brendshëm Thomas de Maizière u bën thirrje azilkërkuesve të refuzuar që ta shfrytëzojnë këtë ofertë,

Ai prezantoi programin “Vendi yt e ardhmja jote”, duke thënë se:

Nëse ju vendosni deri në fund të muajit shkurt që të ktheheni vullnetarisht në vendlindje, mund të përfitoni edhe këtë ndihmë shtesë për shpenzimet për strehim në vendin tuaj.

Ne ju ndihmojmë me ndihma konkrete për riintegrimin”./joq.al/